Radiotelevizioni i Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se është zgjatur afati për aplikim në Festivalin e Këngës deri më 7 shtator 2024.

 

Kjo shtyrje afati, sipas drejtuesve të festivalit, u bë për t’u ofruar mundësi shtesë të gjithë artistëve e kompozitorëve që dëshirojnë të aplikojnë për të marrë pjesë në ngjarjen më të rëndësishme muzikore në vendin tonë.

Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e festivalit mund të dorëzojnë këngët e tyre deri më datën 7 shtator 2024, në orën 23:59.

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën e emailit: [email protected].

Për më shumë informacione dhe udhëzime të detajuara rreth aplikimit klikoni këtu